Rreth Nesh
GFS Research eshte nje shoqeri inovative e krijuar ne 2010 ne Tirane, e cila ka per qellim te ofroje sherbime ne distance per nje klientele nderkombetare.E krijuar ne eren e globalizimit me sektorin e telekomunikacionit qe ka nje zhvillim te larte GFS Research mendon se Shqiperia eshte vend ideal per te ofruar sherbime multigjuhe te karakterizuar nga cilesi i larte dhe cmim i ulet.Shqiperia eshte nje vend me zhvillim te shpejte ku te rinjte flasin mjaft mire shume gjuhe midis te cilave me te perhapura jane italishtja dha anglishtja. Kultura eshte shume e ngjashme me ate te vendeve europiane,ne fakt objektivi i Shqiperise eshte te bej pjese ne se shpejti ne BE.GFS Research eshte nje shoqeri e krijuar nga te rinj qe kane patur eksperienca te ngjashme ne vende te ndryshme te BE dhe vendosen te sjellin kete eksperience ne Shqiperi.
Qendra e GFS Research eshte afer qendres se Tiranes ne nje zone qe arrihet lehte nga studente te fakulteteve te ndryshme qe jane dhe pjesa me e madhe e operatoreve te kesaj shoqerie.Pjesa tjeter jane te diplomuar me vite eksperience ne sektorin e sherbimeve dhe ne sektore te tjere si informatika, matematika ,sociologjia etj.Teknologjite e perdorura jane te gjeneracionit te fundit dhe ne permiresim te vazhdueshem.Edhe operatoret ndjekin vazhdimisht kurse formimi per te ruajtur nje cilesi te larte ne punen qe bejne.Klientet mund te monitorojne fushatat dhe operatoret ne kohe reale dhe ti shkruajne sygjerime te ndyshme drejtperdrejt operatorit qe deshirojne.Karakteristikat kryesore qe garantojne cilesine e larte te kesaj shoqerie jane:
Turn Over i ulet
Kosto e ulet
Profesionalitet i larte
Motivacion i larte
Njohje shume e mire e gjuhes italiane dhe angleze
Ne kete menyre GFS Research eshte ne gjendje te ofroje nje sherbim me cilesi te larte dhe kosto me te ulet se konkurrenca.
Keto cilesi kane bere qe kerkesat e klienteve, kryesisht per tregun italian, te jene ne rritje te vazhdueshme.Ne momentin aktual ne qendren tone CATI zhvillohen mesatarisht 250 000 intervista ne vit.Ky eshte nje tregues i qarte i volumit te madh te kerkesave dhe besimit ndaj nesh, si shoqeri e specializuar ne kete sherbim.