Kompania
GFS Research eshte nje shoqeri e specializuar ne outsourcing sherbimesh CATI dhe CAWI, me qender ne Tirane (Shqiperi),me nje staf me eksperience te gjate ne sektor, dhe me nje strukture teknologjike te specializuar per ofrimin e ketyre sherbimeve.
E krijuar ne 2010, pas nje eksperience disavjecare me ofrimin e sherbimeve telefonike( call center) ne shoqerine e meparshme Global Telekomunication Services e krijuar me 2006.GFS Research u krijua pikerisht ne momentin kur veshtiresite ekonomike ne europe po beheshin me te dukshme, dhe procesi i delokalizimit(offshoring) ishte duke u pershpejtuar,drejt vendeve si Shqiperia.Kjo per te bere me te lehte kete proces, duke ofruar nje sherbim cilesor dhe me kosto te ulta, e bere e mundur kjo nga specializimi i larte ne nje sherbim te vetem, dhe jo ofrimi i nje game te gjere sherbimesh.
Stafi i GFS Research i perbere kryesisht nga programatore/statisticien,eshte ne gjendje te ofroj nje sherbim shume cilesor ne ofrimin e kerkimeve te tregut dhe sondazheve CATI e CAWI, ne nje kohe shume te shkurter,sigurisht me kosto te ulta ne krahasim me konkurrencen.Pra karakteristikat kryesore te sherbimit qe ofrojme jane cilesia e larte, dhe shpejtesia e realizimit te sherbimit, ne baze te kerkesave te klienteve.
Edhe intervistatoret jane te specializuar me metodiken e zhvillimit te intervistave, dhe ne permiresim te vazhdueshem.I gjithe procesi eshte i kontrolluar dhe ploteson standartet ISO 9001:2008, dhe zhvillohet ne qendren tone CATI,qe ndodhet ne nje pike lehtesisht te aksesueshme prane qendres se tiranes, dhe prane disa prej fakulteteve me te medha ne vend, meqenese dhe shumica e intervistatoreve, jane te rinj qe studjojne ne keto fakultete.
Struktura aktuale perbehet nga 1 server me sw specifik per kerkime tregu dhe sondazhe, 60 postazione intervistatoresh, 4 postazione supervizoresh,1 salle briefing me videoprojektor,si dhe sallat e tjere ndihmese per zhvillimin e gjithe procesit.
Ne momentin aktual ne qendren tone CATI zhvillohen mesatarisht 250 000 intervista ne vit.Ky eshte nje tregues i qarte i volumit te madh te kerkesave dhe besimit ndaj nesh, si shoqeri e specializuar ne kete sherbim.