Identifikohu
GFS Research

Outsourcing nga Shqiperia

Sondazhe, CATI dhe CAWI

Partneret tuaj ne Zhvillim

Akses pa mundim ne zonen e rezervuar

Cilesi e Larte me Kosto te Ulet

Fokusohuni ne biznesin tuaj dhe na e lini ne punen quantitative te mbledhjes se te dhenave



Informacione rreth panelit

Paneli dhe panelistët

Një nga sherbimet që Kompania jonë ofron është edhe zhvillimi I sondazheve online - CAWI (Computer Assisted Web Interviewing). Kjo metodë konsiston në zhvillimin e sondazheve statistikorë të fushave të ndryshme duke iu përgjigjur atyre online, pra thjesht duke qëndruar para kompjuterit dhe duke pasur akses në internet. Që kjo të arrihet dhe në vendin tonë kompania jone ka si objektiv krijimin e nje database-paneli i cili do të përbëhet nga adresat e emailit të personave të cilët kanë deshirë të jenë pjesëmarrës në panelin tonë dhe që në vazhdimësi t’i përgjigjen sondazheve të ndryshme. Këta persona do të jenë panelistet tanë.

Si funksionon?

Të jesh pjesë e panelit tonë është shumë e thjeshtë. Mjafton të hyni tek faqja jonë dhe të klikoni te menuja siper Panelistët-Regjistrohu në panel. Do tju shfaqet një aplikacion të cilin duhet ta mbushni me të dhënat tuaja dhe në fund klikojmë butonin Bashkohu. E rëndësishme është të vini të saktë adresën tuaj të emailit, të cilën ju e perdorni më së shumti. Në momentin që ju jeni panelisti jonë duhet të mbushni profilin tuaj. Mjafton të klikoni tek Profili juaj-Perditeso profilin. Që nga ai moment juve do tju shfaqen pyetje të ndryshme të cilat ju klasifikojnë juve si panelist. E rëndësishme është të plotësohen të gjitha fushat, por ju jeni të lirë të mos i plotësoni ato të gjitha. Plotësimi i profilit është i rëndësishëm sepse kështu ju jeni një panelist i kompletuar dhe ne mund tju klasifikojmë në bazë të sondazheve që na vijnë. Psh nqs ju deklaroni se keni udhëtuar me avion dhe listoni kompanitë me të cilat keni udhëtuar, nqs vjen një sondazh i cili i perket kompanive ajrore të udhëtimit ju do të jeni një panelist i zgjedhur për të kryer këtë sondazh, perndryshe ju nuk mund ti përgjigjeni pyetjeve te ketij sondazhi.

Si zhvillohet dhe plotësohet një sondazh?

Në momentin që një klient vjen në kompaninë tonë dhe kerkon zhvillimin e një sondazhi online përgjegjësit e kompanisë sone fillojnë punën për hartimin e tij dhe hedhjen e tij online. Sapo sondazhi është gati per tu zhvilluar atëherë është puna e panelistëve tanë për ta kryer atë duke ju përgjigjur pyetjeve që janë në pyetësor sipas mendimit të tyre. Në këtë moment krijohet nje email i cili quhet ndryshe Email Ftesë i cili do ti dërgohet të gjithë panelistëve që janë regjistruar (si më sipër) i cili përmban brenda dhe linkun i cili ju ridrejton tek pyetësori. Në këtë moment ju filloni ta mbushni atë deri sa në fund ju shfaqet mesazhi-Pyetësori u dergua me sukses. Ne këtë moment ju keni mbaruar me pyetësorin që ne ju kishim dërguar me email.Sondazhet janë të formave të ndryshme dhe të fushave të ndryshme. Ju mund të jepni opinion për një produkt i cili sapo është hedhur në treg, mund të jepni mendim për kompani të ndryshme udhëtimi, ushqimi, shërbimi dhe sondazhe politike. Kujdes: Në email ju keni të shkruar datën dhe orën kur sondazhi duhet të mbushet, në një kohë të mëvonshme ju nuk mund ta plotesoni atë.

Cfarë përfitoni ju?

Normalisht kjo punë nuk mund të mos shpërblehet. Mënyra e pagesës është e thjeshte dhe e aksesueshme nga të gjithë. Në profilin tuaj ju keni një balancë pikësh. Kjo balancë do të rritet nqs ju zhvilloni sa më shumë sondazhe online. Cdo pyetësor i cili ju vjen me ftesë në email ka nje numër të caktuar pikësh e cila varet nga veshtirësia dhe kohëzgjatja e pyetësorit. Në momentin që ju dergoni pyetësorin e mbaruar, në profilin tuaj shtohen pikë. Keto pikë pasi të arrijnë një sasi të caktuar, e cila do tju komunikohet, do të konvertohen në kupona blerjeje ne supermarketin e parë online ipazar.com.al. Ky kupon vlen 1000 lekë të reja me të cilin ju mund te blini produktë të ndrysheme që supermarketi ofron. Kuponi do të ketë një kod të vecantë dhe do tju dërgohet me email. Në këtë moment ju mund të hapni faqen ipazar.com.al dhe atje të fusni kodin e kuponit dhe mund ta shpenzoni atë me cfarë të dëshironi. Pazari juaj do të vijë në shtepinë tuaj kudo që ju ndodheni. Prandaj kjo metodë është e aksesushme nga të gjithë sepse ky supermarket online mund të ofrojë produkte që kushdo i përdor në shtëpinë e tij gjithashtu ju mund t’i blini ato pa patur nevojë të shkoni fizikisht tek supermarketi por i blini ato online nga shtëpia juaj e kudo dhe pazari vjen ne shtëpine tuaj pa kosto shtesë.


Më poshtë keni disa pyetje dhe përgjigje që panelistët tanë bëjnë zakonisht:


– Si të hyj në zonën personale?

Për tu loguar në zonën tuaj personale duhet të përdorni adresën tuaj email dhe fjalëkalimin tuaj.

– Kam probleme me aksesin në pyetësorë , nuk shoh dot pyetësorin?

Për të plotësuar pyetësorin, është e nevojshme që në kompjuterin tuaj të jenë të instaluar disa komponentë që ju lejojnë për të parë përmbajtjen e sondazheve apo për të hapur programin me të cilin krijohen këto sondazhe:
1) Duhet të keni të instaluar në kompjuterin tuaj programet që përdoren për të shfletuar në internet (Google Chrome, , Mozilla Firefox, Internet Explorer, Safari etj)
2) Në browser-at tuaj duhet të jetë i instaluar flash player

– Ku ti shoh pikët e mia?

Për të kontrolluar bilancin e pikëve duhet të futeni tek hapësira personale. Klikoni tek PROFILI JUAJ dhe në vazhdim klikoni tek Merr/kërko shpërblimet.

– Kam plotësuar disa sondazhe por nuk më janë akredituar pikët e duhura.

Kohët e akreditimit varen nga koha kur mbyllet sondazhi në të cilin keni marrë pjesë. Shpërblimi për secilin sondazh të përfunduar jepet në fund të sondazhit, pra pasi të jenë plotësuar kuotat e kërkuara për studimin. Përgjithësisht studimi mbyllet brenda disa javëve por mund të dojë një muaj apo më tepër që të përfundojë.

– Me vijne shume pak pyetesor ne emial-in tim?

Ju mund ta organizoni direkt nga profili juaj numrin e sondazheve që dëshironi t'ju vijnë. Për të modifikuar/ndryshuar parametrin që kontrollon numrin e sondazheve që ju vijnë, futuni tek hapësira personale dhe klikoni tek PROFILI JUAJ dhe më pas tek PËRDITËSO PROFILIN që e gjeni në fund të kolonës së parë. Në fund fare është një opsion Frekuenca ideale e pyetësorëve, duke ndryshuar këtë opsion, mund të vendosni sa sondazhe doni t'ju vijnë për muaj.

– Pasi kam plotësuar disa pyetje papritur dal nga pyetesori apo kur klikoj tek linku i sondazhit shfaqet e shkruar “Po kërkojmë një sondazh për ty ...” dhe si perfundim nuk ka asnjë sondazh

Kur fillon një sondazh i ri, i dërgohet panelistëve si ju, ftesa për të marrë pjesë në këtë sondazh. Shumë panelistë që do përgjigjen kanë karakteristika të ngjashme me të tuajat (për shembull. fashat e moshës, gjininë apo zonën territoriale ku jetojnë). Mund të ndodhë që është arritur numri i duhur i të intervistuarve me karakteristika si të tuajat para se të shihni emailin dhe të merrni pjesë në sondazh. Nëse arrihet numri i kërkuar i intervistave, sistemi bllokon automatikisht personat që tentojnë të futen në sondazh. Pastaj sistemi kërkon të gjejë ndonjë sondazh tjetër që i përshtatet karakteristikave të panelistëve, por jo gjithmonë e gjen.

– Vazhdon të më kërkojë moshën dhe gjininë time. Këto të dhëna tashmë i kam dhënë

Për arsye të privatësisë së të dhënave të cilat vendosen në momentin e regjistrimit në panel, të dhënat tuaja personale nuk i komunikohen programit të plotësimit të pyetësorëve. Kjo mund të shkaktojë shqetësim tek ju por në të njëjtën kohë ruan të dhënat tuaja personale.

– Dua të mbyll llogarinë time

Për të anulluar regjistrimin tuaj në panelin gfsresearch.com (për të mbyllur llogarinë tuaj), klikoni tek PROFILI JUAJ, dhe më pas tek PËRDITËSO PROFILIN. Në pjesën e poshtme të faqes, do të gjeni një link Mbyll llogarinë. Në këtë pikë, vazhdoni me proçedurën dhe llogaria juaj do mbyllet.